BallinaLajmeMarshi kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë

Marshi kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë

Të ngjajshme

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

ZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të...

Zgjedhjet e 7 qershorit: PSD kërkon nënshkrimet nga qytetarët për të garuar

Partia Socialdemokrate ka nisur një iniciativë për të mbledhur...

Në këto momente është duke u zhvilluar një marsh kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë në sheshin qendror të Prishtinës ku po marrin pjesë, përveç aktivistëve, edhe zyrtarë të lartë shtetërorë e përfaqësues të selive diplomatike në Kosovë.

Nga krerët institucionalë, në këtë marsh po merr pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili po shoqërohet nga ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Greg Delawie, respektivisht Ruairi O’Connell.

Në këtë marsh është duke marrë pjesë edhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila për mediat tha se do të duhej të kishte më shumë njerëz në këtë organizim për të mbështetur këtë grup, që shpesh në Kosovë shihet si komunitet i stigmatizuar.

Lunacek tha se nuk ka vend për frikë.

Ndërsa Delawie u shpreh i lumtur që po merr pjesë për të mbështetur të drejtat e këtij grupi.

E presidenti Thaçi, tha se ka dalë për të bërë ecjen e solidaritetit. Ai tha se të gjitha të drejtat e çdo komuniteti janë të garantuara me Kushtetutë.

“Çdo qytetar, pa dallim etnie, pa dallim seksi gëzon të drejtat e barabarta”, tha presidenti.

Marshi u mbajt me moton “Dashuria jonë është kushtetuese”.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz