back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeUP-ja do të aplikojë lehtësime gjatë regjistrimit të fëmijëve të dëshmorëve

UP-ja do të aplikojë lehtësime gjatë regjistrimit të fëmijëve të dëshmorëve

Të ngjajshme

​Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet

“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet.”...

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Itali: Sulmohet me gurë një autobus, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte...

Maloku: LDK-ja ka shtruar terrenin për një koalicion të mundshëm me VV-në

Analisti politik Albinot Maloku, ka folur për zhvillimet e...

Universiteti i Prishtinës do të ndryshojë praktikën e nisur nga ish-rektori Ramadan Zejnullahu në lidhje me regjistrimin e studentëve që vijnë nga kategoritë e luftës së UÇK-së.

Drejtues të UP-së kanë bërë të ditur se do të krijojnë lehtësime për regjistrimin e kandidatëve që mund të vijnë përmes listave të shoqatave të luftës, por vetëm për njërën kategori të tyre, asaj të dëshmorëve të rënë në luftë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afrim Hoti, prorektor dhe zëdhënës i UP-së, ka thënë për “Kohën Ditore” se të njëjtat lehtësime nuk do të vlejnë për kategoritë e tjera, siç është ajo e veteranëve, apo e invalidëve të luftës së UÇK-së.

Prej shumë vjetësh në universitetin më të madh publik në vend janë regjistruar me automatizëm me mijëra studentë, emrat e të cilëve silleshin përmes listave në Rektorat nga shoqatat e dala nga lufta, ku bëjnë pjesë tri kategori: veteranët, invalidët dhe dëshmorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz