back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajme Abrashi: Kujtesa ndaj të kaluarës është udhërrëfim për të dalluar...

Lajme Abrashi: Kujtesa ndaj të kaluarës është udhërrëfim për të dalluar të ardhmen (Foto)

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale Arban Abrashi ishte sot i pranishëm në përurimin e memorialit “Baza e Parë e UÇK-së”, në nderime të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakim Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ilir Konushefci. Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ministri Abrashi, ka thënë se në këtë ditë të vecantë në nderojmë dhe falnëdrojmë familjet e dëshmorëve që dhanë strehë për të gjithë ushtarët e UÇK-së.

Ministri Abrashi gjatë kësaj ceremonie ka thënë se pikërisht në këtë shtëpi Zahir Pajziziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ilir Kounshefci e të gjithë bashkëluftarët e tyre planifikonin të gjitha aksionet e UÇK-së, e përsëri ktheheshin në të si në vendin më të sigurtë kështu duke shndërruar shtëpitë e tyrë në baza të ushtrisë, transmeton Indeksonline.

“Ne asnjëherë nuk zgjodhën luftën për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve me të tjerët por lufta na u imponua për shkak të shtypjës dhe terrorit të ushtruar ndaj nesh”, tha Abrashi.

Po ashtu ministri Abrashi ndër të tjerash ka shtuar se Kosova po shënon rezultate të mëdha për Evropë, lajme të cilat nuk vinë asesi si dhuratë por para se gjithash vijnë si rezultat i punës dhe durimit të parreshtur të popullit dhe instutuiconeve për të përmbushur kriteret për të qenë pjesë e familjes së BE-së.

“Motivi ynë ishte liria dhe sakrifica ndërsa sot është puna e zhvillimi të vendit.Kosova është shembull i rrall i bashkëjeteësë bashkohore dhe ne do t’i ruajm e do t’i mbajm këto vlera si borxh për te tashmen e të ardhmen sepse vetëm kështu realizohet sakrifica e të renëve të Kosovës”, ka shtuar ministri Abrashi.

Kujtesa ndaj të kaluarës është udhërrëfim për të dalluar të ardhmen. Zoti i bekoftë Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Ilir Konushevcin, ka përfunduar Abrashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz