back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaSportE konfirmon Karadzic: Aleati ynë kundër Kosovës ishte Zvicra!

E konfirmon Karadzic: Aleati ynë kundër Kosovës ishte Zvicra!

Të ngjajshme

“Tre Luanët” pa problem me Andorrën, fitojnë dhe vazhdojnë si lider i grupit

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me fitore në kualifikime...

Zgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen...

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën...

Kosova është pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kjo ka bërë që të revoltohen zyrtarët e federatës serbe dhe asaj zvicerane.

Pas raportimit ekskluziv të Telegrafit rreth takimit mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower dhe homologut serb, Tomislav Karadzic, ky i fundit e konfirmon këtë për mediat serbe se e kishte mbështetjen e zviceranëve.

Në fakt, Karadzic ka pohuar se përveç Federatës së Futbollit të Malit të Zi (FFMZ), Serbinë e ka ndihmuar edhe Zvicra.

Tomislav Karaxhiç duke thënë se “presidenti i FFMZ-së është një legjendë e futbollit serbo-malazeze dhe se është i vetmi, së bashku me përfaqësues të Federatës zvicerane, që publikisht kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë”, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Federata Evropiane e Futbollit e ka pranuar Kosovën si anëtare të saj të 55-të pas një votimi të fshehtë, ku për pranim të Kosovës votuan 28 anëtarë, kundrejt 24 kundër dhe dy abstenuan. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz