back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeBabai akuzon kujdestarët e çerdhes për lëndimin e të birit (Foto)

Babai akuzon kujdestarët e çerdhes për lëndimin e të birit (Foto)

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Sot në çerdhen “Shpresa Jonë”, e cila ndodhet në Banjë të Pejës, është aksidentuar 4 vjeçari, Riduan Kaliqanaj, me ç’rast ky i fundit ka marrë lëndime në kokë.

Babai i Riduanit, Bashkimi ka thënë për Telegrafin se sot në orën 11:00, ia kanë sjellë djalin në shtëpinë e tij kujdestarët e kësaj çerdheje.

Ai ka thënë është tronditur kur e ka parë të birin në atë gjendje, duke shtuar se mënjëherë e ka dërguar atë në spitalin e Istogut.

“Më pastaj e kam dërguar në Spitalin e Pejës, ku djalit ia kanë qepur pjesën e e sipërme të ballit. Jam shokuar, ende nuk po mund ta besoj. Nuk më kanë treguar arsyet se pse ka ndodhur ky lëndim i djalit tim. Në asnjë variant ky lëndim nuk ka ardhur nga lodrat”, ka theksuar Kaliqanaj, për Telegrafin.

Ai ka thënë se rastin e ka paraqitur në Polici, dhe pret që drejtësia t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

“Paramendoni, kjo nuk është hera e parë që djali im po lëndohet. Ai është lënduar edhe dy herë tjera, jo si tash, por më rëndësi është lënduar. Nuk do ta lë me kaq këtë, por do ta dërgoj deri në fund rastin”, ka theksuar ai.

Ndryshe, familja Kaliqanaj jeton në fshatin Carallukë të Komunës së Istogut.
lendimi1
lendimi2
lendimi3

Të Fundit

Sport

ShowBiz