back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeSkenderaj i jep përkrahje të fuqishme Kadri Veselit për kryetar të PDK-së...

Skenderaj i jep përkrahje të fuqishme Kadri Veselit për kryetar të PDK-së (FOTO)

Të ngjajshme

Putin “selam” Evropës: Nëse doni luftë, Rusia është gati

Presidenti i rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëse...

I dyshuari që theri të fejuarën e tij është pjesëtar i FSK-së

I dyshuari për therjen e të fejuarës së tij...

Prada – pronare e re e Versace-s

Gjiganti i modës, Prada, zyrtarisht ka kompletuar blerjen e...

Serbi: Arrestohet një i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Autoritetet në Serbi kanë arrestuar sot një person, i...

Një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në Skenderaj e kanë pritur kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, transmeton Drenica Press.

Kadri Vesel para simpatizantëve të PDK- së në Skenderaj tha se Drenica është çerdhe e PDK-së dhe kjo degë është dega më e fuqishme e PDK-së në tërë Kosovën.

Ai tha se jemi falenderues për punën e mirë që bëri kryetari i deritashëm i PDK-së Hashim Thaçi. Veseli kërkoi që si parti të organizohemi dhe të jemi edhe më tutje partia më e madhe në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket orientimit të PDK-së Veseli tha se partia jonë do të jetë parti e qendrës së djathtë, ku do të antarësohemi në familjen e partive të djathta europiane.

Poashtu para të pranishmëve foli edhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Abdyl Ymeri, ku shprehu bindjen se me suksesin e njejtë sikurse Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli do të arrij të udhëheqë PDK-në.

Madje Ymeri tha se Thaçi e Vesseli kanë shumë ngjashmëri duek qenë se ishin dhe janë shokë gjatë gjithë jetës, duke shërbyer në çlirimin e Kosovës dhe në Pavarësinë e saj. Të pranishmit i përshendeti me një fjalë rasti edhe nënkryetari i PDK-së Enver Hoxha. Vlenë të përmendet se gjithë folësit e këtij takimi përmenden mungesën e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit të cilët thanë se po gjykohen padrejtësisht./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz