BallinaKulturë“Babai” merr çmimin kryesor në Festivalin “Crossing Europe”

“Babai” merr çmimin kryesor në Festivalin “Crossing Europe”

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Ajo që i ka bërë përshtypje të veçantë jurisë ka qenë “tematizimi i marrëdhënies komplekse baba-djalë në kohët e zhvillimeve dramatike, marrëdhënie që përshkruhet me ndjenjë por pa rrëshqitur në sentimentalizëm.

Edhe një sukses për filmin “Babai” me regji të Visar Morinës. Kjo dramë refugjatësh dhe  tragjikomedia gjermane “Baden Baden” janë fituese të çmimit kryesor të Festivalit të Filmit “Crossing Europe” që mbahet në Linz, Austri, shkruan salzburg.com. Të dy filmat e ndajnë shumën prej 10 mijë eurosh që e ka ky çmim.

Filmi “Babai” që është një produksion gjerman-kosovar-maqedonas-francez është debutim i regjisorit të ri nga Kosova, Visar Morina, transmeton albinfo.ch. Ai rrëfen tregimin e një djali 10 vjeçar nga Kosova, babai i të cilit e shfrytëzon qëndrimin e të birit në spital për të ikur në Gjermani. Pasi që shërohet, djaloshi i vihet në ndjekje babait deri sa, pas shumë peripecive, e takon atë në Gjermani.

Ajo që i ka bërë përshtypje të veçantë jurisë ka qenë “tematizimi i marrëdhënies komplekse baba-djalë në kohët e zhvillimeve dramatike, marrëdhënie që përshkruhet me ndjenjë por pa rrëshqitur në sentimentalizëm, përcjell albinfo.ch mediat austriake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz