back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSkenderaj qyteti që ka më së shumti luftëtarë në ISIS

Skenderaj qyteti që ka më së shumti luftëtarë në ISIS

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
Skenderaj është rajoni me më së shumti qytetarë të përfshirë në luftën e ISIS-it në Irak dhe Siri. Prej fillimit janë vrarë pesë qytetarë nga kjo komunë, disa janë kthyer, ndërsa edhe dhjetë qytetarë të tjerë vazhdojnë të luftojnë përkrah grupeve terroriste atje. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Policisë së Kosovës në debatin e organizuar në Skenderaj në temën: “Roli i institucioneve lokale në parandalimin e ekstremizmi fetar”.
Sipas shifrave del se komuna e Skenderajt është rajoni me më së shumti qytetarë të përfshirë në luftën e ISIS-it në Irak dhe Siri.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, tha se që nga viti 2012 e deri më tani pesë qytetarë të komunës së Skenderajt janë vrarë në Siri e Irak. “Sipas të dhënave që kemi janë edhe 10 qytetarë të Skenderajt, të cilët ende ndodhen në ato zona. Në mesin e atyre që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak ka edhe të atillë që janë kthyer ose që janë penduar”, tha Durmishi. I pyetur se për ç‘arsye të kthyerit nga luftërat e huaja nuk janë sanksionuar sipas ligjit, toger Durmishi sqaroi se ndaj tyre janë zhvilluar procedurat policore. “Policia është në kontakt me ta dhe i përcjell në vazhdimësi, ndërsa i shfrytëzon si informatorë. Të gjithë ata janë persona që janë penduar”, ka thënë toger Durmishi, i cili shtoi se “për shkak të ndjeshmërisë nuk mund ta japë as numrin e të kthyerve e as identitetin e tyre”.

Ndërkaq, mulla Nexhmi Maksuti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, u shpreh kategorik se nuk ka ekstremizëm fetar, sepse, sipas tij, “ekstremizmi fetar nënkupton përpjekjen për ta praktikuar në maksimum fenë”. /Zëri

Të Fundit

Sport

ShowBiz