BallinaLajmeMinistria e Jashtme ndalon hyrjen e ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë...

Ministria e Jashtme ndalon hyrjen e ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë (Dokument)

Të ngjajshme

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka dhënë lejen për hyrje të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Djordjeviq, javën e kaluar për fushatën parazgjedhore në Kosovë.

Gazeta “Zëri” mëson se ministri, Petrit Selimi, tashmë e ka nënshkruar edhe një ndalesë të përgjithshme për hyrje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë për shkak të fshehjes së krimeve të luftës.

Petrit Selimi ka cituar raportet e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Helsinki Watch, dhe organizatave të tjera që kanë dokumentuar sabotimin që ka bërë Serbia në proceset gjyqësore për krime të luftës ndaj shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndalon balanco ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të Serbisë, raporton “zeri.info”.

MPJ-ja në javët e fundit ka ndaluar hyrjen e Sheshelit, shefit të Armatës Serbe Daviniq dhe tani të dy ministrave serbë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme.

Më herët ndalesa ndaj zyrtarit serb, Marko Djuriq, është anuluar pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, të negociuar nga Edita Tahiri, sipas së cilës Djuriq është dashur të kërkojë falje për hyrje në Kosovë në mënyre ilegale. /zeri/

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz