back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeEULEX nuk jep detaje rreth vrasjes së ish-ushtarit të UÇK’së

EULEX nuk jep detaje rreth vrasjes së ish-ushtarit të UÇK’së

Të ngjajshme

Fejohet Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë...

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin...

EULEX nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes së Bedri Currit, 37- vjeç nga Korrëtica e Epërme e Drenasit, i cili u vra të enjten.

 Vrasja e Currit i cili u varros dje mbetet ende një mister edhe për policinë e Kosovës.  Ish luftëtari i UÇK-së të enjten rreth orës 18:15, u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës.

Në pyetjen që “Zëri” i ka dërguar EULEX-it rreth detajeve të kësaj vrasje por edhe rreth dyshimeve për lidhjen e vrasjes së Currit me faktin se ai ka qenë dëshmitarë i Gjykatës Speciale, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

“Eulexi nuk mund të komentoj për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë duke shtuar. “Ndërkohë sa i përket pyetjes rreth dhomave të veçanta kontaktojeni zëdhënësin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë asgjë konkrete nuk ka dhënë as Policia e Kosovës në komunikatën e saj “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”./Zeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz