BallinaSkenderaj, Arsim Bajrami ka një lajm të mirë për shkollën profesionale "Qendra...

Skenderaj, Arsim Bajrami ka një lajm të mirë për shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës”

Të ngjajshme

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të...

Sonte seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka një lajm të mirë për shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj. Ai gjatë vizitës së bërë në Skenderaj në një prononcim rreth arsimit profesional në Kosovë, ministri Bajrami tha se shkolla e mesme profesionale në Skenderaj është definitivisht më e mira në Kosovë sa i përket arsimit profesonal në vendin tonë. Ministri Arsim Bajrami më këtë rast pati edhe një lajm  të mirë për këtë shkollë. Ai  tha se ” shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj do ta bëjmë me repart prodhimi, ku nxënësit e kësaj shkolle përveç që do të shkollohen do të mund edhe të punësohen, duke fituar para për shkollimin e tyre. Ne gjatë vitit të ardhshëm shpresojmë të hapim repartin e prodhimit në këtë shkollë e sidomos jemi të interesuar që këtë repart sa më parë të hapim në profilin e llamarinës, pasi e kemi parë që në këtë profil vetëm se ka filluar puna rreth prodhimit dhe jam shumë i kënaqur për këtë gjë” përfundoj ministri Arsim Bajrami, transmeton Drenica Press.

Poashtu rreth kësaj shkolle ministri Bajrami tha se është e vetmja shkollë që ka bërë vizitë në nivel garues me shkollat profesionale në Shqipëri. Tutje Bajrami shtoi se vizitat e shkollave të mesme me nxënës në Shqipëri nuk janë aspak dobi prurëse, sepse këta nxënës po humbin mësimin për të shkuar në deti, në vend që të shkojnë nëpër vizita në shkolla të Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinjë për të marrë informacione rreth mënyrës së shkollimit ne po lejojmë që nxënësit të shkojnë në vizita në deti, ku mundësinë për të shkuar në deti e kanë me familje e jo me shkollë dhe mendoj që kjo dukuri duhet të ndalet, sepse është krijuar një praktikë e keqe./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz