BallinaLajme97 mijë euro për t’u dekoruar sheshet e Prishtinës, 15 ditë para...

97 mijë euro për t’u dekoruar sheshet e Prishtinës, 15 ditë para Vitit të Ri

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Komuna e Prishtinës, ka mbetur vonë për nga dekorimet që do të duhej të vendoseshin në sheshet e kryeqytetit për shkak të festave të fundvitit.

Edhe 15 ditë kanë mbetur nga festa e Vitit të Ri, ndërkaq sheshet e Prishtinës ende janë pa “atmosferë festive”, shkruan lajmi.net.

Komuna e Prishtinës, i ka dhënë tender të negociuar prej 97 mijë euro operatorit ekonomik, Te Fatosi Sh.P.K.

Për këtë tender, kanë aplikuar edhe dy kompani të tjera, që nuk kanë arritur ta fitojnë për shkak të ofertës me çmim më të lartë.

Vonesat në vendosjen e dekoreve për fundvit, kanë ardhur pas problemeve buxhetore me të cilat përballej kryeqyteti, por edhe pasi OSHP ia kishte anuluar aktivitetin e prokurimit.

“Lidhur me aktivitetin e prokurimit për dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi, ju njoftoj se ky aktivitet i prokurimit paraprakisht është anuluar me vendim të OSHP-së. Tutje Komuna e Prishtinës e ka ritenderuar aktivitetin e prokurimit dhe aktualisht procedura ndodhet në fazën e vlerësimit të ofertave nga komisioni i rivlerësimit”, kanë thënë nga prokurimi për lajmi.net.

Në kryeqytet, tanimë vetem se ka filluar festivali tradicional “Verë n’dimër”, i cili organizohet për vite me radhe dhe mbledh shumë vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz