Nëntë persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës sonte rreth orës 18:37.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pëjës tha se në aksident të përfshira janë tri vetura.
“Sipas mjekut kujdestar, njëri nga të lënduarit ka lëndime serioze. Ndërsa tetë të tjerët janë me lëndime më të lehta, të gjithë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.
- Advertisement -