back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajme9 ministra largohen nga Qeveria

9 ministra largohen nga Qeveria

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e mbajtur të mërkurën ka qenë e fundit për 9 ministrat në detyrë të ekzekutivit aktual

Kjo pasi ata janë zgjedhur edhe deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit, nga të cilët kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka kërkuar që të zgjedhin mes postit të deputetit dhe ministrit.

Deputetët e legjislaturës së re nesër pritet të dhënë betimin dhe sipas ligjeve në Kosovë, deputeti i Kuvendit nuk mund të mbajë post tjetër publik.

Propozimin e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, që 9 ministrat aktual e që janë zgjedhur deputetë e kanë përkrahur në ‘heshtje’ të gjithë ministrat aktual e që janë zgjedhur edhe deputetë, shkruan lajmi.net.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa duke folur për mandatin e ministrave të cilët janë zgjedhur edhe deputetë, është shprehur se kanë kërkuar sqarim ligjor nga zyra e tij dhe ministrat duhet të zgjedhin mes detyrës së ministrit apo deputetit pas dhënies së betimit.

Mustafa ka thënë se me dëshirë do të punonte deri në fund më se cilin, por dëshiron ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën. Ai ka falënderuar ministrat dhe ka thënë se për emërimet e reja do të njoftohen me kohë. Kryeministri në detyrë ka  thënë se këtu nuk bëhet fjalë për shkarkimin e asnjë ministri por është çështje ligjore.

Arsim Bajrami me humor e ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për riformatimin  e Qeverisë.

Memli Krasniqi,Avdulla  Hoti,Arban Abrashi, Kujtim Shala, Enver Hoxhaj, Ferat Shala,Lutfi Zharku e Hykmete Bajrami janë ministrat aktual e të cilët janë zgjedhur edhe deputetë. Ndërsa edhe Ramiz Kelmendi i cili mban postin e zëvendëskryeministrit është zgjedhur deputet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz