BallinaBotë880 migrantë të vdekur në Mesdhe brenda një jave

880 migrantë të vdekur në Mesdhe brenda një jave

Të ngjajshme

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Si pasojë e mbytjes së tre anijeve me klandestinë javën e kaluar në Kanalin e Sicilisë, ndërmjet Libisë dhe Italisë, një nga itineraret që përdoret më shpesh për të hyrë në Evropa nga Afrika, është rritur në 880 numri i personave që kanë humbur jetën.

“Viti 2016 është cilësuar si më tragjiku. Rreth 2.510 persona humbën jetën gjatë pesë muajve të fundit të vitit, kundrejt 1.855 në vitin 2015 në të njëjtën periudhë”, deklaroi zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara të Refugjatët (UNHCR), William Spindler, gjatë një konference shtypi në Gjenevë, duke iu referuar edhe informacioneve të marra nga emigrantët e shpëtuar.

UNHCR-ja kishte deklaruar se që nga e mërkura e këtej si pasojë e mbytjes së tre anijeve të ndryshme në Mesdhe kishin humbur jetën të paktën 700 migrantë.

Sipas UNHCR-së rreth 204.000 migrantë dhe refugjatë janë regjistruar në Bashkimin Evropian në 5 muajt e parë të 2016-s duke kaluar transit nga Mesdheu, ku më shumë se 2 mijë 510 rezultojnë të vdekur.

¾ e 204 mijë refugjatëve kishin kaluar nga Turqia në ishujt e Greqisë, para marrëveshjes (për refugjatët)së arritur në muajin mars ndërmjet Ankarasë zyrtare dhe Bashkimit Evropian, ndërsa 46 mijë e 714 e këtyre kishin mbërritur në Itali nga brigjet e Libisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz