back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaUncategorized84-vjeçari ecën çdo ditë tetë kilometra për të lexuar gazetën

84-vjeçari ecën çdo ditë tetë kilometra për të lexuar gazetën

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ahmet Ali Demirel, 84-vjeçar nga qyteza Guce në provincën verilindore turke Giresun, çdo ditë përshkon në këmbë një rrugë prej 8 kilometrash në mënyrë që të lexojë gazetat.

Nga shtëpia e Demirel, i cili është i apasionuar pas leximit, distanca deri te qoshku i gazetave në qendër të qytezës është katër kilometra.

Demirel, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve dhe mbesave, çdo ditë del nga shtëpia në orët e mesditës dhe ecën një orë e gjysmë për të arritur në qendër. Ai shfleton gazetat në qoshkun e vetëm në qytezën e vogël, ndërsa në prag të mbrëmjes, ai kthehet në shtëpi sërish në këmbë.

Në një prononcim për AA, ai tregon se të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në botë, që nga fëmijëria i ndjek vetëm duke i lexuar gazetat.

Demirel asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mjet i informimit, edhe pse, siç thotë, ishin përhapur edhe radio dhe televizori.

“E dua leximin dhe për këtë arsye, nuk kam hequr dorë nga shprehia ime për të lexuar gazetën, përkundër zhvillimeve teknologjike. Zhvillimit brenda dhe jashtë vendit çdo ditë i ndjek nga shtypi”, thotë Demirel.

Ai tregon se qyteza ka vetëm një qoshk të gazetave dhe se për të shkuar deri atje, përshkon katër kilometra të cilat janë të vështira.

“Rregullisht shkoj për të lexuar në qendër të qytezës. Këtë rrugë të pjerrët, kodrinore dhe të vështirë me dashuri. Përshkoj një rrugë prej afërsisht tetë kilometrash, vajtje dhe kthim”, shprehet Demirel.

Ai thotë se kohë pas kohe ka persona qe ndalin veturat dhe i ofrojnë ta dërgojnë deri në qendër, por ai i refuzon këtë oferta nga shprehia për të ecur.

Ahmet Ali Demirel thekson se nuk ndien aspak lodhje dhe se emocioni për të shkuar të lexojë gazetat e mban atë në këmbë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz