82 mijë euro bursa për studentët e komunës së Skenderajt
BILLI
Lexo edheAlbulena Haxhiu, deputetit të PDK’së: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht
164 studentë të komunës së Skenderajt janë përzgjedhur nga një komision i komunës, për bursa studentore, të cilat i ndanë Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, shkruan DrenicaPress.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82,000 euro, prej të cilave 50,000 euro janë ndarë nga buxheti i Komunës, kurse pjesa tjetër, përkatësisht 32,000 euro kanë participuar firmat që operojnë në komunën tonë.
Secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.

Lexo edheAlbulena Haxhiu, deputetit të PDK’së: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht
Lidhur me këtë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komuna që ai udhëheq do të angazhohet që të shpërblej studentët e dalluar.
“Përpjekjet tona nuk do të ndalen për studentë të dalluar të komunës sonë, që me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh, të shpërblehen për rezultatet e mira të arritura gjatë studimeve”, ka thënë Jashari./Drenicapress.info