BallinaJetëKuriozitete8 gjëegjëza të vështira për t’u gjetur. A mundesh?

8 gjëegjëza të vështira për t’u gjetur. A mundesh?

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

1. Tre mjeke thanë se Roberti ishte vëllai i tyre, mirëpo vetë Roberti tha se nuk kishte vëllezër. Kush po gënjen në këtë rast?

2. Në një akuarium të madh të mbyllur ishin 10 peshq. Pesë prej tyre ngordhën,ndërsa katër notuan shumë larg dhe nuk i shihje dot. Sa peshq mbetën në akuarium?

3. Dy persona po luajnë shah. Kanë bërë pesë lojëra deri tani dhe secili thotë se ka fituar tre herë. Si është e mundur diçka e tillë?

4. Numrit 40 shtoji 1000. Shtoji sërish 1000. Shtoji 30. Shtoji 1000. Shtoji 20. Shtoji 1000 dhe në fund shtoji 10. Sa del rezultati?

5. Çfarë qëndron ndërmjet qytetit dhe fushave të fshatrave të tij, por që nuk lëviz?

6. Mosha e babait dhe e djalit së bashku po të mblidhen japin 66. Mosha e babait është sa mosha e djalit, por e lexuar në anën e kundërt. Sa vjeç janë secili?

7. Mundesh të përmendësh dot 5 ditë të njëpasnjëshme të javës, por pa i thënë ato me emrat që mbajnë realisht?

8. Të pesë motrat janë të zëna duke bërë diçka. Ana po lexon, Mira po gatuan, Roza po luan shah, Maria po pastron shtëpinë. Çfarë po bën motra e pestë?

TANI LEXONI ME POSHTE PERGJIGJET. A I KISHIT GJETUR?

1. Është e thjeshtë, ato ishin mjeke femra, ja pse ai tha se nuk kishte vëllezër.

2. Sërish 10. Asnjëri nuk dilte dot prej akuariumit, se akuariumi ishte i mbyllur.

3. Kanë kundërshtarë të ndryshëm. Nuk është thënë se po luajnë bashkë shah.

4. Mos the gjë 5000? Gabim. Del 4100.

5. Rruga që lidh qytetin me fshatrat fushorë të tij.

6. Janë tre përgjigjë të sakta : 51 dhe 15, ose 42 dhe 24, ose 60 dhe 6.

7. Pardje, dje, sot, nesër, pasnesër.

8. Po luan shah me Rozën, se shahu nuk luhet vetëm./Bota.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz