75 vota pro, Parlamenti Shqipërisë kalon me procedurë të përshpejtuar kredinë 302 milionë dollarë nga ShBA
dp

Lexo edheDrejtori i “Ibër-Lepencit”: Dëmi nga sulmi terrorist në kanal ishte mbi 376 mijë euro, pa ndërhyrje dëmet do të ishin milonëshe

Marrëveshja parasheh një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, raporton mediat e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në.
Sipas tij, financimi do të shpërndahet gradualisht për nevoja konkrete të ushtrisë, ndërsa huaja do të shlyhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.
Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për mënyrën e procedimit të saj dhe kërkoi që ajo të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare.

Lexo edheDrejtori i “Ibër-Lepencit”: Dëmi nga sulmi terrorist në kanal ishte mbi 376 mijë euro, pa ndërhyrje dëmet do të ishin milonëshe
Marrëveshja pritet të vijojë shqyrtimin në komisione, përpara votimit përfundimtar në Kuvend.