75 vjeçit nga Fushë Kosova i kapen 6 revole
03

Lexo edheKy është avioni i ndryshkur që mori jetën e pilotit serb sot

Mbrëmë teksa po qëndronte në shtëpi, M.G nga Fushë Kosova, ka pritur mysafirë të paftuar. Policia kishin trokitur në derën e tij.
75 vjeçi mbase ka mundur ta dijë për çfarë kishin ardhur Policia, mirëpo Policia mund të jetë befasuar nga arsenali që mbante ‘plaku i fortë’, shkruan gazetametro.net.
Kosovarit iu kapën 6 revole e 150 fishekë të ndryshëm. 75 vjeçi mbante Ecol Special, Cervena Zastava, TT, CZ VZOR, Pjetro Bereta e Bloë Mini.
Ndërkohë, atij iu vënë edhe prangat dhe ndaj tij është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.


Lexo edheKy është avioni i ndryshkur që mori jetën e pilotit serb sot
Ndryshe, Policia gjatë muajit të fundit ka kapur një arsenal të madh armësh në shumë vende të Kosovës./gazetametro.net