Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin
Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO.
Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti.
Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte.
Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë.
Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.
Disku fluturues në Roskovec
Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre.
Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë.
Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit.
Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre.
Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon.
“Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë.
Ishte në ngjyrë të bardhё në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë.
Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes.
Tashmë atje nuk shikohet asgjë.
Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda.
Por, deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.
Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash
Një vit më parë të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare.
Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë.
Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë.
Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë.
Punëtorët, që ndërtonin Rrugën e Kombit e kanë gjetur sferën një vit më parë, por vetëm tani u bë i mundur transporti i saj në Tiranë.
Në të njëjtin vend u gjetën edhe disa mbetje të tjera sferike, por që nuk e kishin ruajtur formën e tyre.
Peshku 120 kg i kapur në Ksamil
Ksamili me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në botë.
















