Shumë familje në Kosovë kanë mungesë të kushteve elementare për jetesë, por mbi të gjitha sezoni i dimrit është edhe më i vështirë për secilin prej tyre.
Por janë disa familje që kanë nevojë edhe për pako ushqimore e gjëra elementare.
Në një grup në Facebook janë bërë të ditura shtatë familje të cilat kanë nevojë të madhe për ndihmë, e që janë dhënë edhe disa detaje shtesë rreth tyre, transmeton lajmi.net.
Ka familje nga Gjilani, Prishtina, Peja, Lipjani e shumë anë të ndryshme të Kosovës.
Padyshim se një ndihmë e vogël, për ta do të thotë shumë.
Postimi i plotë:
Kemi disa familje ne nevoje per pako ushqimore ne Kosove, kush do qe mund te i ndihmon mund te ia dergon pakon drejte familjeve apo ti porosit ushqim online qe te ju dergohen familjeve online.
Ju lutem per te dhenat e familjeve, lajmerohuni tek une apo Saranda Hajdari
Komuna e Gjilanit, Lladove:
5 antar me 3 vajza te cilat nuk jane ne gjendje te mire shendetesore – kane nevoje per ushqim dhe produkte higjenike.
Gjilan:Nje familje me 9 antar eshte ne gjendje te keqe. I ati i shtepise zakonisht punon pune sezonale por shkaku pandemise keto mundesi jane te rralla. Kane nevoj per ushqim dhe produkte higjenike.
Prishtina:
NJe familje 7 antareshe , ku gjenden disa te rritur me probleme shendetesore ( invalid) dhe femije te vegjel ( nen moshen 4 vjec) kane mbet ne gjendje te keqe pasi te rriturit e humben punen gjate pandemise. Kane nevoj per produkte ushqimore dhe higjenike.
Peje:
Nje Familje ne Peje, 7 antareshe, ku te rriturit e kane humbur punen gjate pandemise- kane nevoje per pako ushqimore dhe higjenike. Ne kete familje jane 4 femije, ku femiju me i madhe eshte 18 vjec kurse me i vogli 7.
5.Lipjan:
Ne Lipjan eshte nje familje 5 anetareshe me nevoje per produkte ushqimore.
Peje:
Nje familje me 12 antar: pjese e kesaj jane 6 femije- ku 4 nga keta femije jane jetima kurse nje nga keta eshte nje bebe e vogel qe akoma ushqeher me qumesht.
Anetaret e rritur e familjes jane ne mosh apo edhe te papune shkaku gjendjes. Kane nevoj per produkte higjenike dhe ushqimore
Malisheve:
Nje familje 6 anetareshe me nje grua shtatzene dhe tre femije te vegjel; me i madhi 8 me i vogli 3. Kryefamiljari eshte pa pune dhe kane nevoje per pako ushqimore dhe higjenike.
Ju lutem lajmerohuni tek ne, nese keni mundesi me ndihmu.
Edhe athere kur nuk keni, ju lutem ta ndani postimin me njerz qe ndoshta kane deshire/mundesi te ndihmojne.
Ju faleminderit!!
NJËRI PËR TJETRIN.