66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill
dp

Lexo edhePetkoviq vazhdon ndërhyrjet në zgjedhjet në Kosovë, kërkon nga serbët që të votojnë Listën Serbe ashtu që të marrin 10 mandate në Kuvend

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë miratuar 66 kërkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga MPB-ja, në të njëjtën periudhë janë lëshuar edhe 1,069 lejeqëndrime të përkohshme dhe 36 lejeqëndrime të përhershme për shtetas të huaj.
Të dhënat janë pjesë e raportit mujor të ministrisë për shërbimet administrative dhe migracionin, duke reflektuar numrin e personave që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare gjatë muajit prill, si edhe shërbimet e ofruara për të huajt që qëndrojnë në Kosovë.

Lexo edhePetkoviq vazhdon ndërhyrjet në zgjedhjet në Kosovë, kërkon nga serbët që të votojnë Listën Serbe ashtu që të marrin 10 mandate në Kuvend