BallinaLajme637 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

637 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Të ngjajshme

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Senatori republikan që votoi për dënimin e Trump lufton për rizgjedhje

Senatori republikan Bill Cassidy, i cili votoi për dënimin...

Ariana Musliu Shoshi: Albin Kurti është autokrat!

Përfaqësuesja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi e ftuar në...

13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 637 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 768, ndërsa I të infektuarve në 24.792.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 104 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 16.226, ndërsa janë 7798 raste aktive.

Janë testuar 1712 mostra në 24 orët e fundit, siç ka njoftuar IKSHPK-ja, dhe sërish Prishtina po prin me raste të reja, 324. Në Gjilan janë regjistruar 66 raste, në Ferizaj 50, në Fushë Kosovë 43, në Mitrovicë 25, në Podujevë 22, në Vushtrri 20, në Lipjan 15, në Prizren 12, në Obiliq 8, në Kamenicë 6, në Pejë 6, në Suharekë 6, në Rahovec e Shtime nga pesë, në Viti 4, në Drenas, Gjakovë, Kaçanik, Malishevë nga tri, në Han të Elezit dy dhe nga një në Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë e Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz