back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme632 raste të reja, Avdullah Hoti tregon a do të ketë masa...

632 raste të reja, Avdullah Hoti tregon a do të ketë masa të reja anti COVID-19

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin me të cilët kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti COVID-19, raporton Express.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar për takimin me krerët e institucioneve të Shëndetësisë dhe që masat e njëjta do të mbesin në fuqi.

Gjithashtu, Hoti ka treguar se deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i pari prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.

Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz