back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajme58 vende të lira pune

58 vende të lira pune

Të ngjajshme

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit dhe meremetim, veglave të punës, materialit dhe pajisje elektrike, pajisje për kanalizimin e ujërave, pajisje shtëpiake dhe për sanitari, për ngrohje qendrore dhe ventilim, pajisje për kopshtari dhe pajisje të ndryshme pune.

Bau Market për momentin vepron me 3 pika të shitjes Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas. Tani Bau Market po zgjeron rrjetin e pikave shitëse me pikën e re në Ferizaj.
Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për 58 vende të lira pune si më poshtë.

Përgjegjës Sektori: 4 vende të lira pune

Vegla Pune & Kopsht ( 1 )
Elektrikë & Shtëpiake ( 1 )
Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim ( 1 )
Material Meremetues & Ndërtimor ( 1 )

Përshkim i vendit të punës:

Përgjegjësi i sektorit është staf kyç në strukturën e përgjithshme të BauMarket-it. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
  • Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
  • Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njehe marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të BauMarket-it.
  • Menaxhon kohën e tij dhe të stafit personelit të tij ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
  • Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
  • Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoi integritet të lartë ndaj blerësit;
  • Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket;
  • Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
  • Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër te huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.

Shitës në sektor:

Vegla Pune & Kopsht  10 vende te lira pune ( 10 )
Elektrik & Paisje Shtëpiake  6 vende te lira pune ( 6 )
Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim 7 vende te lira pune ( 7 )
Material Meremetues & Ndërtimor  10 vende te lira pune ( 10 )

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
  • Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
  • Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
  • Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Personel tjetër:

Kalkulant 1 vend I lire pune (1)
Arkatar/e 6 vende te lira pune (6)
Arkatar/e Administrative 1 vend i lire pune (1)
Informacion dhe shërbim 1 vend i lire pune (1)
Pranues malli 1 vend i lire pune (1)
Furnizues – shofer 1 vend i lire pune (1)
Transportues – shofer 3 vende te lira pune (3)
Pirunist – shofer 3 vende te lira pune (3)
Monitorim Sigurie 1 vend i lire pune (1)
Mirëmbajtës/e objekti 2 vende te lira pune (2)
Mirëmbajtës parkingu 1 vend i lire pune (1)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje

  • Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin[email protected] 
Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.

Shembull: Përgjegjës sektori Vegla Pune, Shitës sektori Elektrikë, etj…
Konkursi do jete i hapur nga data 13 Mars 2018 deri me 31 Mars 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz