54 dështime, OVL-UÇK mban konferencë për media
dp

Lexo edheBE dhe ShBA bien dakord për marrëveshje tregtare, me tarifa prej 15% për eksportet evropiane

Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe as duarkryq nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.
Përmes një reagimi dërguar mediave, këto kategori kanë ftuar sot, nga ora 14:00, takim me strukturat e OVL, SHIL, SHFD, ish të BP dhe Lëvizja, në zyrat qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas takimit, do të mbahet konferencë për media.

Lexo edheBE dhe ShBA bien dakord për marrëveshje tregtare, me tarifa prej 15% për eksportet evropiane
“Ftojmë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin këtë paraqitje të përbashkët, në të cilën do të bëhen të qarta hapat e ardhshëm të kategorive të dala nga lufta në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të vlerave të luftës për liri”, tha OVL-UÇK.