back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil...

53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil Kastratit

Të ngjajshme

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit ka bërë të ditur se një grua 53-vjeçare nga Prishtina që vdiq nga kanceri e ka lënë amanet për shoqatën banesën e saj.

“Bac, pas vdekjes time banesën dhuroja Halil Kastratit ? Florie Krasniqi në moshën 53 vjeçare nga Prishtina e kishte lene amanet qe nëse vdesë banesën dhurojani Halilit e aj e din se çka bënë me të”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se vëllai i të ndjerës e ka bërë të ditur historinë dhe amanetin e motrërs.

“Ishte vëllai i saj i cili me lot ne sy na tregoj historinë e motrës dhe amanetin e saj. Floria ka vuajtur nga semundja e Kancerit dhe para nje muaji ndrron jete Fetah Krasniqi( vellau i Flories) na dhuroj çelesat e baneses dhe ne funde na tha: “Tani direkt po shkoj te varri i motres dhe po i tregoj qe emanetin e dergova te Halili”???”, ka shkruar Kastrati.

Të Fundit

Sport

ShowBiz