5 nga 20 të arrestuarit në Mal të Zi, janë serbë nga veriu i Kosovës
01·
Pesë nga 20 të arrestuarit e së shtunës në Mal të Zi, janë serbë të Kosovës. Ata janë arrestuar nga forcat e sigurisë malazeze pasi dyshohet se kishin në plan të cenonin rendin kushtetues të këtij vendi, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Ata janë kapur edhe me një sasi të konsiderueshme armatimi.
Ndërkohë, nga ana tjetër, RTK-ja duke u mbështetur edhe në një dokument zyrtar të siguruar, raporton se në territorin e Malit të Zi janë futur anëtarët e organizatës çetnike.
Të gjithë këta i takojnë organizatës “Ravnovorski Pokret” që njihet si pasuese e lëvizjes çetnike serbe e cila ka bazën në rajonin e Shumadisë, transmeton lajmi.net.

Lexo edhePërplasje për identitet, kosovar apo shqiptar
Por e njëjta është e shtrirë në të gjitha vendet ku ka popullatë serbe. Madje kjo organizatë ka degët e saja të shtrira edhe në katër qytete të Kosovës. Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq.
“Ravnovorski Pokret”, konsiderohet si formacioni më i madh paramilitar në Evropë.














