46 autobusë nisen nga Deçani drejt Prishtinës
03

Lexo edheKush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si vrasës të Enver Malokut dhe plagosjen e Sabri Hamitit

Protestues nga komuna të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e sotme të dy partive opozitare.
Zeqë Musaj, kryetar i Këshillit Organizativ të protestës për Deçan, ka thënë se 46 autobusë me protestues janë nisur nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe NISMA kundër qeverisë së Kosovës.
Gazetari i kallxo.com raporton se nga Deçani janë nisur edhe dhjetëra vetura.
Lexo edheKush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si vrasës të Enver Malokut dhe plagosjen e Sabri Hamitit
Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.