back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajme46 ankesa për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore

46 ankesa për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Kanë kaluar nëntë ditë që kur ka filluar fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 22 tetorit.

- Advertisement -

E qysh në ditët e para, janë shënuar shkelje të cilat janë adresuar në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Që nga dita e parë deri sot PZAP-i i ka pranuar 46 ankesa për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore.

“Prej fillimit të fushatës së zgjedhjeve PZAP-i ka pranuar 46 ankesa. Pretendimet në ankesa janë thyerje e Kodit të Mirësjelljes të LZP-së, respektivisht vendosja e posterave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale në hapësira publike. Pretendime se përkrahës të një subjekti kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e tubimeve elektorale të subjektit tjetër etj”, ka thënë për Indeksonline, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku.

Ai ka thënë se këto ankesa për shkelje të rregullave zgjedhore më së shumti u janë adresuar dy partive politike, PDK dhe LDK.

“Ankesat ju drejtohen subjekteve që janë në garë për zgjedhje, por më se shumti ankesa janë parashtruar ndaj LDK-së dhe PDK-së”, ka thënë Desku.

Fushata zgjedhore do të zgjas deri me 20 tetor. Ndërsa, me 22 tetor qytetarët e gjitha komunave në Kosovë do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambleistët e kuvendeve komunale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz