44-vjeçari nga Presheva humb jetën në vendin e punës në Gjermani
dp

Lexo edheMbi 1.3 milionë lëvizje qytetarësh gjatë korrikut në pikën kufitare në Morinë, mbi 21 mijë vetëm në 12 orët e fundit

Një 44-vjeçar nga fshati Norçë i komunës së Preshevës ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Ramush Tahirit e kanë bërë të ditur fshati Norçë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e tij.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Lajmi për humbjen e tij na ka tronditur pa masë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.

Lexo edheMbi 1.3 milionë lëvizje qytetarësh gjatë korrikut në pikën kufitare në Morinë, mbi 21 mijë vetëm në 12 orët e fundit