back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit44 vjeçari në Skenderaj vdiq në vendin e punës, Policia jep detaje

44 vjeçari në Skenderaj vdiq në vendin e punës, Policia jep detaje

Të ngjajshme

Rama: Ja si duket Thethi pas rrënimeve

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale...

Trajneri i Copenhagen: Ishte shumë e vështirë ndaj Dritës

Kampionia e Kosovës, Drita sonte u mposht nga Copenhagen...

Përditësimi i fundit, 3 deri në 5 minuta pritjet në të gjitha pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Një person i moshës 44 vjeçare ka vdekur sot në vendin e tij të punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se në vendngjarje sapo kanë marr informacionin kanë dal një ekip mjekësore dhe njësite policore.

Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti ,,Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet  do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me anë të një postimi ka bërë të ditur se është anuluar “Mërgata Fest”, për shkak të vdekjes së Robert Veliut.

“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë, Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respekt të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, ka shkruar Nura në postimin e tij.

Për rastin, kanë folur sot edhe nga kompania ku viktima po punonte e të cilët kanë thënë se ai ka pasur sulm në zemër.

Pronari i kompanisë Rroni-t Group, Armend Tahiri, i cili për Veriu.info ka thënë se punëtori ka vdekur pasi ka pasur sulm kardiak gjatë kohës sa ishte duke punuar brenda objektit banesor.

“Fatkeqësisht një punëtor ka vdekur brenda objektit banesor, pasi ka pasur sulm kardiak gjatë kohës sa punonte. Ai pra as nuk është rrëzuar nga skelet dhe as nuk ishte duke punuar jashtë objektit”, ka deklaruar ai.

Ky është rasti i katërt në dy ditët e fundit, ku kemi të vdekur në vendin e punës në Kosovë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit