back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeI riu nga Skenderaj vdiq nga arresti kardiak, konfirmojnë zyrtarët

I riu nga Skenderaj vdiq nga arresti kardiak, konfirmojnë zyrtarët

Të ngjajshme

Fejohet Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë...

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin...

Një i ri ka vdekur sot ndërkohë që ishte në vendin e tij të punës, në një objekt në ndërtim në Skënderaj. Dyshimet e para janë se ai ka pësuar arrest kardiak.

Lajmin për Rtk e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Drenasit Amir Lushtaku. 

Ai tha se nga mjekët i është konfirmuar se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak ndërkohë që ishte duke punuar brenda një objekti. Nuk ka rënë nga skelet ose nga lartësia, sepse ka qenë duke punu brenda objektit, po dyshohet që ka pësu arrest kardiak”, theksoi Lushtaku. 

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Drenasit, Fadil Nura ka njoftuar në rrjetet sociale se për shkak të kësaj tragjedie është anuluar për sonte festivali Mërgata Fest.

“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë, 
Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, ka shkruar Nura. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz