42-vjeçari shpallet në kërkim në Lushnjë, dyshohet për abuzim seksual ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor
dp

Lexo edheArrestohet në Ferizaj një i kërkuar nga Policia në Prizren për dy raste të vjedhjeve të rënda

Sipas njoftimit, në Komisariatin e Policisë në Lushnjë, është paraqitur bashkë me dy familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila e ka raportuar rastin që ka ndodhur një ditë më parë.
“Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”., thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, në njoftim thuhet se është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.

Lexo edheArrestohet në Ferizaj një i kërkuar nga Policia në Prizren për dy raste të vjedhjeve të rënda
“Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.