4 mijë aplikime për t’u bërë agjent në AKI, nis intervistimi për kaq vende të lira!
03·

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka nisur intervistimin për pretendentët për t’u bërë pjesë e saj.
Indeksonline mëson se, nga 4000 mijë aplikime, vetëm 16 persona pritet t’i bashkohen njërit prej institucioneve tejet të rëndësishme të Republikës.
Ndryshe, konkursi për t’u bërë pjesë e AKI-së ishte hapur më 1 mars.

Lexo edheDjali i Gjergj Dedjat punon në bankën turke… (Foto)
“Kërkohen persona me aftësi menaxheriale, administrative dhe profesionale. Kërkohen aftësi edhe të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike. Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme”, thuhej në sqarimin e Inteligjencës.














