35-vjeçari humb jetën pasi u rrokullis me traktor afër Klinës
dp

Lexo edheFluksi i mërgimtarëve ende nuk ka krijuar pritje në kufi

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në arë.
Viktima është rrokullisur me traktor, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet përkatëse, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Lexo edheFluksi i mërgimtarëve ende nuk ka krijuar pritje në kufi
Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje tragjike.