back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajme34 vjeçari shqiptar vritet me 20 plumba në një restorant në Ekuador

34 vjeçari shqiptar vritet me 20 plumba në një restorant në Ekuador

Të ngjajshme

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e...

E.G., 34 vjeçar, u identifikua të jetë burri i vrarë në restorantin Grilling të qytetit Guayaquil në Ekuador mbrëmjen e së shtunës.

Siç raportojnë mediat vendase viktima u qëllua 20 herë nga një vrasës me pagesë.

Sipas autoriteteve, atentatori i cili mbante një buqetë me lule në duar, shkoi në lokal dhe kërcënoi punonjësin e restorantit që i kërkoi kartën e vaksinimit.

Sipas burimeve policore, viktima kishte pasur lidhje me trafikun e drogës, shkruan Extra.ec, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19, sipas të dhënave nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Gjatë aktit të dhunshëm u plagos një vajzë e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç, e cila ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej i vrari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz