back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShqiptare30 persona përfundojnë në spital, helmohen nga uji

30 persona përfundojnë në spital, helmohen nga uji

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga...

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

30 persona janë helmuar.

Të paktën 30 persona kanë përfunduar në spital në Bulqizë, si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm.

Mësohet se të gjithë personat janë nga qyteti i Bulqizës.

Sipas mjekëve numri i personave, të cilët helmohen nga uji i pijshëm është në rritje.

Korrespondenti i RTV Ora në Bulqizë raporton se situata është nën kontroll dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e normalizuar, por nëse do të ketë komplikacione, ata do të dërgohen në spitalin e Peshkopisë ose në Tiranë.

Ndërkohë Ndërmjarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.

Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz