28-vjeçari shqiptar goditi 12 herë me thikë partneren moldave
03

Lexo edheDy ‘Miss-at’ shqiptare pozojnë së bashku, krenare me origjinën e tyre

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Abruzzo të Italisë pasi ka goditur 12 herë me thikë në bark dhe pjesë të tjera të trupit partneren e tij moldave..
Mes 28-vjeçarit shqiptar Roland Bushi dhe 33-vjeçares moldave sipas medieve italiane dyshohet se kishte një romancë, ndërsa pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e gruas, e cila jetonte me motrën dhe nënën.

Lexo edheDy ‘Miss-at’ shqiptare pozojnë së bashku, krenare me origjinën e tyre
Gruaja 33-vjeçare nga Moldavia ka marrë plagë nëpër trup dhe po kurohet në spital.
Shqiptari duhet të përballet tashmë me akuzën e ‘tentativës për vrasjes’.