27 vjet në detyrë: Kryeministri shqiptar që ka hyrë në librin Guinness
Ish- kryeministri shqiptar Mehmet Shehu është i vetmi që ka qëndruar në këtë detyrë për 27 vjet, për çka edhe rradhitet në librin e rekodrdeve Guinness, shkruan Gazeta Metro.
Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet.
Mehmet Shehu ka qenë e pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë.
Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qenë, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Lexo edheAnkohet personi nga ‘Intervista më e mirë shqiptare’, ja çfarë thotë
Versioni zyrtar i kohës tregon se Mehmet Shehu kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së tij ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, e përcjellur kjo edhe sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar e ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.
Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet./gazetametro.net














