back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajme27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Amerikani Brian Hooper u lirua të enjten nga një burg në Kolorado, pasi kaloi 27 vjet pas hekurave, sepse një grua e akuzoi për një vrasje, që rezultoi në fund se ishte ajo dhe jo ai që e kreu.

Ai kaloi gati 30 vjet në burg për një vrasje që nuk e kreu, por e vërteta më në fund doli në dritë falë një rrëfimi nga gruaja, e cila e pranoi fajësinë këtë vit.

Në vitin 1998, një juri e dënoi Hooper për vrasjen dhe tentativën e rrëmbimit të 77-vjeçares Ann Prazniak.

Policia e gjeti trupin e Prazniak në prill të vitit 1998 në një kuti kartoni të mbështjellë me dritat e Krishtlindjeve në një dollap në apartamentin e saj në Minneapolis. Viktima ishte me kyçet e këmbëve, hundën, gojën, kyçet e duarve dhe kokën e saj të lidhur dhe trupi i saj ishte i mbështjellë me qese plehrash, batanije dhe çarçafë.

Shkaku i vdekjes së saj u përcaktua si asfiksi, dhe ajo kishte vdekur dy javë deri në një muaj para se policia të gjente trupin, sipas dokumenteve të gjykatës.

Dënimi i Hooper, i cili mori tre burgime të përjetshme u bazua kryesisht në dëshminë e një gruaje. Megjithatë, gjatë një apeli nga burri, autoritetet kuptuan se disa prova në çështje vërtetonin pafajësinë e tij, ndërsa shumë dëshmitarë i tërhoqën dëshmitë e tyre.

Përfundimisht, gruaja, e cila ishte një dëshmitare kyçe në çështjen në gjyqin e Brian Hooper, më në fund rrëfeu se e vrau vetë gruan dhe më pas e fshehu trupin e saj. Pala fajtore tani është në një burg në Xhorxhia dhe do të lirohet pas rreth katër vjetësh, ndërsa Hooper është ribashkuar me fëmijët e tij. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz