Vrasje në Llapashticë të Podujevës – një person gjendet pa shenja jete pas të shtënave me armë
dp

Lexo edhePërparim Rama uron Policinë për 26 vjetorin e themelimit: Na dhanë siguri, sot u japim lavdi

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 19:30 është marrë informata për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast./lajmi.net/

Lexo edhePërparim Rama uron Policinë për 26 vjetorin e themelimit: Na dhanë siguri, sot u japim lavdi