26-vjeçari shqiptar që vrau babanë pedofil pritet me duartrokitje në gjykatë
BILLI
Lexo edhe“Vetëm aktin lanë pa përfunduar”, ky është çifti që jep shfaqje në plazh
Pak ditë më parë, Greqia u trondit kur një i ri shqiptar vrau babain e tij me çifte.
Sot i riu ka dalë përpara gjykatës, ku në hyrje të saj është përballur me disa njerëz që e duartrokisnin, për veprimin që kishte bërë.
Sipas dëshmisë 26-vjeçarit shqiptar ai e vrau babanë e tij pasi abuzonte seksualisht me atë dhe motrat.
I riu shqiptar është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe thjesht ka vështruar, ndërsa përreth tij lëshoheshin thirrjet: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!

Lexo edhe“Vetëm aktin lanë pa përfunduar”, ky është çifti që jep shfaqje në plazh
Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri, shkruan Panorama.
Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.