back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajme25 vite nga atentati ndaj Fetah Rudit: Më la në karrocë, por...

25 vite nga atentati ndaj Fetah Rudit: Më la në karrocë, por nuk ariti kurrë të më thyejë shpirtin e as besimin në rrugën e Rugovës

Të ngjajshme

Vetëplagosje me armë zjarri në Lipjan, dy persona përfundojnë në polici

Një incident me armë zjarri është raportuar të dielën...

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar në Durrës, pasi ushtronin...

Rrahje në mes pesë personave në Novobërdë

Një përleshje fizike në mes pesë personave është raportuar...

Plagoset aksidentalisht një person në Pejë – Policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth...

Sot janë bërë 25 vite që nga atentati ndaj Fetah Rudit, që i shkaktoi pasoja jetësore.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka rikujtuar këtë përvjetor, duke thënë se 25 vite më parë, jeta e tij ka ndryshuar përgjithmonë dhe se në atë ditë, jeta e tij ka marrë një drejtim tjetër.

“Një atentat, një akt i errët dhune politike, më la në karrocë për gjithë këto vite – por nuk arriti kurrë të më thyejë shpirtin, vullnetin, as besimin tim në rrugën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Atentati ndaj meje nuk ishte thjesht sulm ndaj një individi, ishte sulm ndaj një ideali, ndaj një rruge që unë besoja me gjithë zemër: rruga e LDK-së, rruga e Presidentit Ibrahim Rugova, rruga e paqes, e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës”, ka shkruar Rudi.

Ai ka thënë se çdo mëngjes që nga ajo ditë, ka filluar një betejë e re për të, dhe çdo hap që nuk mund ta hedh vetë, e ka zëvendësuar me forcën e mendjes, me durimin dhe me besimin se njeriu nuk përcaktohet nga kufizimet por nga qëndrueshmëria e tij.

Në këto 25 vite, ai ka thënë se ka mësuar t’i tejkaloj dhimbjet, pengesat dhe barrierat që shoqëria ua vendos atyre që “lëndohen në luftën për të vërtetën”

“25 vite në karrocë nuk janë thjesht sfidë fizike – janë udhëtim shpirtëror. Janë kujtesë e gjallë e sakrificës dhe e asaj se sa shumë mund të duash vendin tënd, sa shumë mund t’i qëndrosh një ideali edhe kur jeta të vendos në provë”, ka shkruar Rudi.

Ai ka thënë se LDK-ja po i kthehet fuqishëm vlerave të saj themelore, dhe se e ndjen veten më të lidhur se kurrë me këtë familje politike, për të cilën thotë se është e vetmja shtëpi politike që i ka dhënë hapësirë të punoj, të kontribuoj dhe të vazhdoj misionin e tij edhe nga karroca.

“Ndërsa Kosova përgatitet për zgjedhje, dua t’ju them me gjithë zemër. E ardhmja e këtij vendi nuk ndërtohet me zhurmë, as me përçarje, por me qetësi, punë, vizion dhe guxim moral. E ardhmja ndërtohet me njerëz që e duan shtetin më shumë se veten”, ka shtuar Rudi.

Ai ka thënë se gjatë këtyre 25 viteve vetëm se është afruar më shumë me politikën, sepse siç ka thënë Rudi, duke e parë padrejtësinë nga afër e di sa e domosdoshme është demokracia.

“Sot, dua vetëm një gjë: që Kosova të ecë përpara në rrugën e vlerave që dikush deshi t’i ndalonte me plumba, por që nuk e ndalën kurrë. Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë forcë për të qëndruar. Faleminderit për çdo fjalë, çdo dorë, çdo mbështetje që më ka ngritur shpirtin në çastet më të vështira. Sot jam këtu – më i vendosur se kurrë. Jo për veten, por për rrugën që s’e tradhtova as kur jeta më rrëzoi. Me LDK-në. Me Kosovën.”, ka shkruar Rudi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz