24 të lënduar e mijëra shtëpi pa energji elektrike, pasojat e stuhisë në Japoni
01

Lexo edheNjeriu që është alergjik ndaj diellit, tani i mundësohet dalja në dritë me një maskë të posaçme (Video)

Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën qendrore dhe perëndimore të Japonisë, duke lënë të lënduar 24 persona dhe duke ua ndërprerë energjinë elektrike qindra shtëpive.
Tajfuni i njohur si“Typhoon Jongdari” solli një shi të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 180 kilometra në orë, njofton BBC, përcjell Klan Kosova.
Zyrtarë meteorologjikë të Japonisë e kanë cilësuar këtë stuhi si tropikale dhe kanë paralajmëruar se një shi i rrëmbyeshëm mund të shkaktojë rrëshqitje të dheut.
Ndërkaq transmetuesi publik japonez, NHK raporton se 150 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.
Hidehiko Yuzaki ka thënë se do të dëshironte që njerëzit të evakuoheshin sa më parë në mënyrë që të shpëtonin.

Lexo edheNjeriu që është alergjik ndaj diellit, tani i mundësohet dalja në dritë me një maskë të posaçme (Video)
“Kemi frikë se njerëzit nuk mund të jenë në gjendje të evakuojnë për shkak të erës së fortë apo përmbytjeve që bllokojnë rrugët e evakuimit”, ka thënë guvernatori i Hiroshimës, Hidehiko Yuzaki.
Qindra fluturime u anuluan gjithashtu gjatë fundjavës, ndërsa stuhia u afrua bregut.
Japonia është ende duke u përballur me nga një nga fatkeqësitë më të këqija të përmbytjeve, gjë që ka parë më shumë se tetë milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Më shumë se katër mijë të mbijetuar ende jetojnë në strehimore të përkohshme.