Njeriu me familjen e pazakontë ndalon shkatërrimin e BE

Nëse do të kishte fituar Marine Le Pen, me shumë gjasë monedha europiane do të rrënohej brenda 48 orësh.
Kështu paralajmëronte para pak ditësh revista e njohur gjermane, Spiegel.
Por për fat, në Francë zgjedhjet i ka fituar Emmanuel Macron.
Në fjalimin e fitores, Macron tha se do të mbrojë Europën.
39-vjeçari u bë lideri më i ri i Francës që prej kohës së Napoleonit.
Macron mori mbi 66 përqind të votave, në zgjedhjet e para ku mori pjesë.
Pjesëmarrja ishte 74 përqind.
Vetëm 15 minuta pasi dolën rezultatet e sondazheve të para, Le Len pranoi humbjen dhe i telefonoi Macron për ta uruar.
Më vonë Macron doli përpara mijëra mbështetësve në qendër të Parisit.
Duke iu adresuar atyre që votuan për Le Pen, ai tha: “Ata kanë shprehur zemërimin e tyre sot. I respektoj dhe do të bëj gjithçka që në pesë vitet që vijnë, të mos ketë asnjë arsye për të votuar për ekstremistët”.
Lexo edheBota në alarm, ja çfarë paralajmëron Donald Tump
Macron u shfaq në tribunë me të shoqen, Brigitte Trogneux, 64 vjeç.
Çifti u njohën kur ajo ishte mësuese dhe ai ishte nxënës.
Martesa e tyre e pazakontë ka qendër në qendër të debateve politike.
Macron u njoh me gruan e tij të ardshme kur ishte 15 vjeç.
Të dy nuk kanë fëmijë, por ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë.
Në skenë u shfaqën fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj.
Ata kanë bërë fushatë për Macron.
Në këtë mënyrë, tre liderët kryesorë të BE, në Francë, Gjermani e Angli nuk kanë fëmijë.














