6 vite pas vdekjes së babait të tij në Bulevard, përpara Kryeministrisë, në 21 janar të vitit 2011, djali i Faik Myrtajt, Renato Myrtaj kërkon drejtësi.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Renato ka folur në lidhje me takimin që zhvilloi sot së bashku me familjarë të tjerë të viktimave, me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se nuk priste surpriza. Nga ana tjetër ai dekalroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka për ‘të paguar’ jo vetëm ’21 janarin’ por edhe për shumë dëme që i ka bërë Shqipërisë.
INTERVISTA
Renato ju keni patur një takim në përkujtimore në ceremoninë që është zhvilluar. Çfarë biseduar me Kryeministrin Rama?
Në fakt, nuk është se prisja ndonjë surprizë të radhës nga kryeministri. Por meqë i kam parë shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, e prisja këtë qëndrim të kryeministrit.
Çfarë ju tha?
Nuk më hoqën…Nuk është se jam i pakënaqur. Pa dashur ta politizojë çështjen e ‘21 janarit’. Më ka pëlqyer në disa hapa. Ka vendosur disa gjera nga gjyqësori.
Çfarë ka bëre?
Më e fundit reforma në drejtësi. Duke i ngushtuar rrethin Berishës dhe duke çuar vendin atje ku i takon. Berisha nuk do paguaj vetëm ‘21 Janarin’. Nëse drejtësia do bëj drejtësi, ai do paguaj shumë. Ka dëmtuar mjaft shqiptar.
Jeni i kënaqur nga puna e Ramës?
Po. Nga puna e kryeministrit dhe qeverisë, jam i kënaqur. Të paktën nga reforma në drejtësi.
Pas vdekjes së babait tuaj ndërroi jetë edhe vëllai juaj.
Do e quaj dhimbej të trefishtë. Do më duhej të qetësoja nënën se dhe sot se kam mirë.
Çfarë vendosi gjykata Administrative?
Vendosi dy dëmshpërblime. Jam i sigurt që nuk kam shkelur Kushtetutën në asnjë vend.
Ndërhyn me pyetje gazetari Artan Hoxha: Kërkesa juaj ka qenë më e madhe për dëmshpërblinin dhe mendoj se ai duhet të ishte më i madh se kaq. A jeni i kënaqur më këtë dëmshpërblim?
S’jam i kënaqur, madje dhe tërë buxheti e shtetit të më ofrojë gjykata shqiptare. Kjo më ndihmon për të ndërmarrë hapa dhe më të mëdha. Drejtësinë s’do e lë aty, për këtë jam më i lehtësuar, do e çoj drejtësinë deri në fund në gjykatat Europiane.
Si po i përballni shpenzimet në këtë gjykatë (Strasburg)?
Shumë me vështirësi. Falë disa miqve kemi marrë ndihëm, s’po e ndjek vetë. S’ka lidhje politike. Më ndihmojnë miqtë. Unë nuk kisha shans ta lija çështjen e babait tim. Kjo është ajo që dua ti shkoj deri në fund.
Si ka shkuar jeta juaj për këto 6 vite. Keni pasur dhe kërcënime…
Nuk mund të gjej dot fjalë që t’i shpjegoj. Një jetë që më ka surprizuar në këto 6 vite. Nëse do kishte diçka që më qetësonte, do ishte një largim nga Shqipëria, një fikje telefonash. Por kushti im do ishte që të kisha mirë nënën, këtë do doja, asgjë më tej.
A ka pasur kërcënime?
Paralajmërime. Jam regjur që nga 2013, jam regjur, që nga fushata. S’më bëjnë me përshtypje.
Ka pasur?
Po ka pasur dhe do ketë.
Të kujt tipi?
Ndoshta do ta diskutoj një herë tjetër.Ju falënderoj për intervistën, do lidhemi sërish
/BW/