back to top
Thursday, August 21, 2025

Të ngjajshme

KF Feronikeli ka shënuar fitoren e radhës në Vala Superligën. Kampionët kanë mposhtur Hajvalinë me rezultat 3-2.
Këtë fitore klubi i Feronikelit ua dedokon çlirimtarëve të Kosovës, të cilët u denuan nga gjykata e “EULEXIT” disa ditë me heret. Në mesin e tyre janë dy antarët e kryesisë tonë Jahir Demaku dhe Fadil Demaku, si dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku dhe vëllu i tyre Zeqir Demaku.
Kishnicë, 28 tetor – 2016 | Feroniekli vazhdonë më fititore, kjo ishte e 5-ta me radhë ku mpoishti Hajvalinë me rezultat 2-3.
Skuadra jonë hyri me shumë motiv, që fitoren tua dedikoj çlirimtarvë të Kosovës, që po denohen padrejtësisht nga gjykatat ndërkomtare.
Në zhveshtore kryetrajneri Afrim Tovërlani ju drejtua lojtarëve më këto fjalë: “Hajdeni djem të luftojmë për fitore, dhe këtë fitore tua dedikojmë këtyre djemve që së pari dhanë shumë për Kosovën, që ne sot të luajmë të lirë në liri, dhe janë po këta djem që klubin për të cilin sot luftojmë e mbështeten kaq shumë për ta ngritë në majën e futbollit kosovarë, djem ua kemi borgj /u tha Toki”
E po më këtë motiv dhe forcë djemt e “Niklit” filluan ndeshjën në Kishnicë, përballë Hajvalisë mike. Loja e fortë dhe agresive nga të përzgjedhurit e “Tokit” dha rezultat shumë shpejt.
Një aksion me protagonist Kurtishaj dhe Zhdella, detyro që portjeri i Hjavalisë të mposhtet vetëm pas 11-të minutave, realizon Mentor Zhdrella në minutën e 11-të të takimit.
Por, e çuditshme, atë çfarë futbollistet e Hajvalisë kishin arritur për 10-të javët e kaluara, e arritën sot për vetëm 37-të minuta duke realizuar dy gola.
Golin e parë e realizuan në minutën e 12-të, duke u kundërpërgjigjur shumë shpejt, gol ky që u realizua nga një devijim i lojtarit tonë Behar Maliqi.
Skuadra jonë serish nuk u ndal dhe arriti të realizoj golin e dytë, përmes toprealizatorit Blerand Kurtishaj, ndodhë kjo në minutën e 35-të të ndeshjës.
E Maliqi ishte i pafat, ngase një tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme përfundoj në këmbet e lojtarit kundërshtar Etrit Halimi, i cili barazon vetëm dy minuta më vonë.
Pjesa e parë përfundoj me rezultatine barabat 2 me 2.
Pjesa e dytë nisi mu ashtu siç u morren vesh në pushim shtabi teknik dhe lojtarët, një analizë e pjesës së parë dhe disa fjalë motivuese së pse sot duhet më shumë së kurr të fitohet, ndikoj lartë në moralin e secilit lojtarë, duke shfaqur një pjeslojë të kënaqshme për aq sa lejonte tereni jashtëzakonisht i pa përshtatshem për lojën e Feronikelit.
Kështu pa kaluar as pesë minuta Feronikeli, realizon gol me anë të sulmuesit këmshepjtë Mendurim Hoti, i cili pasi kaloj portjerin e Hajvalisë gjuanë sigurt në gol, ndodh kjo në minutën e 49-të.
Në vijim skuadra administroj krejtesisht ndeshjen dhe herë pas here bëntë aksione model për një skuadër kulitative përballë asaj inferiore të Hajvalisë.
Feronikeli kështu pas ciklit të parë arrinë vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara.
Në javën e 12-të, që luhet në mesjavë skuadra udhetonë në Pejë, ku takohet me Besën.
KF Feronikeli falenderonë klubin mik Hajvalinë, për oraganizim të mirë dhe mikpritje treguar për skuadrën tonë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz