200 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë: 2 ferma janë vendosur në karantinë
01

Lexo edheAmbasadori britanik: Shumë i zhgënjyer me gjuhën e deputetëve dhe mos kalimin e Kodit Civil

Dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula, janë vendosur në karantinë. Ngrodhja e pula ka ardhur si pasojë e sëmundjes së ‘Laringotrakeitit’ që nuk transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët.
“Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik” sqaron Ministria e Bujqësisë.
Aktualsiht në dy fermat po bëhet gjurmimi, marrja e analizave dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ndërsa fermat do të qëndrojnë në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Lexo edheAmbasadori britanik: Shumë i zhgënjyer me gjuhën e deputetëve dhe mos kalimin e Kodit Civil
Ministria e Bujqësisë sqaron se “deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influence aviare (gripi i shpendëve).”